
Kaula Haziri n'Top 8-tshe në EYC
LAJME TË SHKËLQYESHME NGA EYC 2026 – BERLIN Federata e Boulingut e Kosovës ka kënaqësinë të ndajë me ju një sukses të jashtëzakonshëm nga skena ndërkombëtare!...
Faqja zyrtare e Ligës së Boulingut është destinacioni kryesor për fansat e këtij sporti emocionues. Këtu, gjeni listën e ekipeve, analizat e ndeshjeve dhe statistikat e lojtarëve në sezonin aktual. Na bashkohuni për lajmet më të fundit dhe transmetimet e ndeshjeve në kohë reale. Bëhuni pjesë e komunitetit tonë dhe merrni pjesë në këtë udhëtim sportiv emocionues

Qëndro i informuar me lajmet dhe ngjarjet e fundit nga bota e boullingut

LAJME TË SHKËLQYESHME NGA EYC 2026 – BERLIN Federata e Boulingut e Kosovës ka kënaqësinë të ndajë me ju një sukses të jashtëzakonshëm nga skena ndërkombëtare!...
Një Histori e Suksesit
Federata e Boullingut e Kosovës (FBOUK) u themelua në vitin 2013 me misionin për të organizuar, zhvilluar dhe promovuar sportin e boullingut në Republikën e Kosovës, si dhe për të përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare në përputhje me standardet sportive ndërkombëtare.
Një arritje e rëndësishme në rrugëtimin institucional të Federatës u shënua në Dhjetor të vitit 2015, kur ajo u pranua dhe u mbështet zyrtarisht nga Federatat Botërore dhe Evropiane të Boullingut. Kjo njohje ndërkombëtare i mundësoi Federatës dhe sportistëve kosovarë pjesëmarrjen në gara zyrtare ndërkombëtare dhe integrimin e plotë në strukturat globale të këtij sporti.
Në prill të vitit 2016, Federata e Boullingut e Kosovës u licensua zyrtarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke u konfirmuar si federatë sportive e rregulluar dhe funksionale, në përputhje me legjislacionin sportiv në fuqi të Republikës së Kosovës.
Që nga themelimi i saj, Federata ka zhvilluar veprimtari të vazhdueshme dhe të organizuara, duke realizuar mbi 40 aktivitete sportive në vit. Këto aktivitete përfshijnë kampionate kombëtare: liga zyrtare, gara vendore, kampionate ndërkombëtare, si dhe aktivitete edukative dhe zhvillimore për sportistë, trajnerë dhe gjyqtarë.
Sistemi garues i Federatës është i strukturuar në disa kategori kryesore, duke siguruar përfshirje të gjerë dhe zhvillim të qëndrueshëm të sportit. Ligat organizohen në kategoritë: Juniorë, Femra, Meshkuj, si dhe gara ekipore, të cilat nxisin konkurrencën, profesionalizmin dhe frymën sportive.
Federata e Boullingut e Kosovës vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sportit të boullingut, në zgjerimin e bazës së sportistëve dhe në përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Klubet te cilat themeluan Federaten:
1. Klubi i Boullingut DARDANIA
2. Klubi i Boullingut Amator PRISHTINA
3. Klubi i Boullingut AR KATANA
4. Klubi i Boullingut PRISHTINA
5. Klubi i Boullingut KASTRATI



Turneu Ballkanik
Organizohen turne në nivel regional që zhvillohen në Kosovë dhe përfshijnë shtete të Ballkanit.
Olimpiada Speciale
Bashkëpunim për të mbajtur garat vjetore për personat me aftësi të veçanta.
Liga Universitare
Memorandum me Federatën e Sporteve Universitare për të filluar Ligën Universitare të Boullingut.
Kalendari zyrtar i garave për sezonin 2025
Ekipet e licencuara nga Federata e Boullingut te Kosoves

Peja
N/A
N/A
N/A

N/A
N/A